• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Art/Kult

Me ekspozimin e librave si dhe me dhurimin e tyre për Bibliotekën e Qytetit dhe lexuesit përmbyllet “Vjeshta Letrare e Gjilanit 2022”

Redaksia 2LONLINE 17 Dhjetor, 2022 5 min
 Me ekspozimin e librave si dhe me dhurimin e tyre për Bibliotekën e Qytetit dhe lexuesit përmbyllet “Vjeshta Letrare e Gjilanit 2022”

Në Gjilan është përmbyllur Manifestimi Kulturor “Vjeshta Letrare e Gjilanit 2022”, në mënyrën më të mirë me ekspozimin e botimeve të këtij viti, por edhe të dy viteve paraprake, si dhe me dhurim librash për Bibliotekën e Qytetit “Fan S. Noli”, në Gjilan por edhe për lexuesit e pranishëm në këtë aktivitet.

Ky aktivitet më se tremujor që organizohet tradicionalisht për çdo vit,  nga Asociacioni alternativ i shkrimtarëve të Kosovës, me seli në Gjilan, Ars Clubi “Beqir Musliu”, përkrahur nga Biblioteka e Qytetit, pothuajse çdo të shtune solli përurime librash, portrete letrare, afirmim krijuesish e afirmim vlerash artistike, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Përndryshe, kreu i Ars Club “Beqir Musliu”, Sabit Rrustemi, tha se vjeshta e sivjetme letrare ishte e begatë në veprimtarinë letrare dhe afirmimin e librit dhe të shkrimtarit dhe se ky vit u përmbyll me 17 botime të reja letrare dhe katër numra të Revistës Letrare “Agmia”.

Rrustemi bëri me dije se 50 tituj me nga dy ekzemplarë do t’i dhurohen bibliotekës, kurse pati titujsh librash dhuratë edhe për lexuesin në këtë fundvit.

Përndryshe, ai tha se sivjet janë botuar libra cilësor, pati një vjeshtë të bereqetshme letrare, referime të shkëlqyera, deklamime, udhëheqje e promovime të librit.

Rrustemi ka kërkuar që “Vjeshta Letrare” të përkrahet edhe më tej nga Komuna e Gjilanit e ky është edicioni i trembëdhjetë. Ai ka kërkuar më shumë përkrahje për librin, ngase libri e meriton, qoftë edhe mbështetje nga ministria, transmeton 2LONLINE.com.

“Libri të ushqen shpirtërisht, por krijuesi është qenie njerëzore edhe ai meriton përkrahje”, tha Sabit Rrustemi, për të shtuar edhe se “është i lumtur për punën e bërë, ngase këta libra nuk janë libra çfarëdo, por ndër më të mirët, botime të zgjedhura, në poezi, por edhe në zhanret e tjera letrare”.

 Ai ka falënderuar edhe botuesin Emin Azemi, i cili sivjet nëpërmjet Shtëpisë Botuese “Agora” nga Shkupi, si dhe gjatë numra të Revistës “Juvenilia”.

Nga ana e tij, Qazim Azizi, drejtor në Bibliotekën Ndërajonale “Fan S. Noli”, ka falënderuar për librat që i janë dhuruar bibliotekës dhe ka shtuar se nuk ka kënaqësi më të madhe për bibliotekën se sa kur merr libra e sot një gjë e tillë ndodhi në këtë bibliotekë, që u pasurua me tituj të rinj.

“Poetët e letrarët janë miq të bibliotekës, sikurse që i ka miq edhe lexuesit, nxënësit e studentët që mbushin sallat”, ka thënë Azizi.  /2LONLINE/

Etiketa:aktuale Biblioteka Gjilan libri Qazim Azizi rekomandojmë Sabit Rrustemi Vjeshta letrare e Gjilanit
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Policia

Transporton mish përmes rrugëve ilegale, arrestohet nga policia përkundër tentativës që t’iu

6 Qershor, 2023
Art/Kult

Kryeministri Kurti: Dëshiroj që ky panair të ketë ndikim mendor e shpirtëror

6 Qershor, 2023
Gjilan

Gjilan: Aktivitete rreth javës së sigurisë në komunitet

6 Qershor, 2023
Art/Kult

Pjesë e Panairit të Librit edhe Shtëpia Botuese “Beqir Musliu” nga Gjilani

6 Qershor, 2023
Lajme të ngjashme

Kryeministri Kurti: Dëshiroj që ky panair të ketë ndikim mendor e shpirtëror mbi të rinjtë

6 Qershor, 2023

Gjilan: Aktivitete rreth javës së sigurisë në komunitet

6 Qershor, 2023

Pjesë e Panairit të Librit edhe Shtëpia Botuese “Beqir Musliu” nga Gjilani

6 Qershor, 2023

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca mori pjesë në hapjen e Panairit të Librit në Prishtinë

6 Qershor, 2023

Kryetari Haliti po merre pjesë në mbledhjen e Kuvendit vjetor të Asociacionit të Komunave të Kosovës

6 Qershor, 2023

Arrestohet i dyshuari për kanosje të dy viktimave

6 Qershor, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com