DYLON

Në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti”- Gjilan, është themeluar Klubi i Fizikanëve

Në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti”- Gjilan,  është themeluar Klubi i Fizikanëve
Avatar photo Redaksia

Në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” është themeluar Klubi i Fizikanëve, që është vepër e mësimdhënësve të Fizikës dhe nxënësve të kësaj shkolle e që ka marrë edhe përkrahjen e drejtorisë dhe të kolektivit.

Saud Rrahmani, profesor i Fizikës dhe Astronomisë, ka thënë se ky klub ka për qëllim afirmimin e lëndës së fizikës dhe të astronomisë dhe të përgatitjes së nxënësve për gara republikane e ndërkombëtare, njofton faqja zyrtare e kësaj shkolle.

EkoHigjiena

Kryetare e Klubit të Fizikanëve të Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” është zgjedhur nxënësja e klasës së dymbëdhjetë, Elsa Kqiku, e cila ka qenë pjesëmarrëse në garat botërore të Fizikës, ku ka arritur rezultate të larta.

Duhet theksuar se në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” veprojnë disa klube, e ky më i riu është edhe një vlerë që i shtohet kësaj shkolla, e cila ka bërë emër jo vetëm në Gjilan e Kosovë, por edhe më gjerë, njofton faqja zyrtare e kësaj shkolle. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.