Kryetari Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati dhe nënkryetari Faton Jakupi kanë pritur në takim delegacionin nga Turqia, të udhëhequr nga Kryetari i Shoqatës KOSOVA YSKYP dhe njëherit asamblist në Komunën e Osman Gazit në Turqi Bayram Kiliç.
Në këtë takim diskutuan për bashkëpunime mes vete në fusha të ndryshme.
Kryetari Kastrati tha se ndihet falënderues ndaj delegacionit për ardhjen e tyre në Komunën e Kamenicës.
“Bashkë me ta diskutuam mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen si dhe mundësinë për binjakëzim me një nga komunat e Turqisë”, deklaroi kryetari Kastrati.