DYLON

Fillon rregullimi i trotuarit në fshatin Novosellë, pritet të nisin punimet edhe në tri fshatra të tjera

Fillon rregullimi i trotuarit në fshatin Novosellë, pritet të nisin punimet edhe në tri fshatra të tjera
Avatar photo Redaksia

Komuna e Kamenicës ka nënshkruar kontratë për rregullimin e trotuarit në katër fshatra.

Fshatrat në të cilët do të zhvillohen punimet nga kjo kontratë janë: Novosella, Koretini, Topanica e Petroci.

EkoHigjiena

I pari i komunës, Qëndron Kastrati, pas fillimit të punimeve, u shpreh I lumtur edhe për këtë investim të radhës, i cili do të lehtësojë qarkullimin e banorëve të këtyre anëve.

“Është nënshkruar kontrata për rregullimin e trotuarit në katër fshatra të komunës sonë. Sot punimet nisën në Novosellë, e së shpejti do të nisin edhe në Koretin, Topanicë e Petroc.

Falënderoj kolegët Hasan Rapucën dhe Mexhid Zylfiun që po monitorojnë nga afër procesin, bashkërisht me drejtorin e DSHPAI, Zotrim Kastratin”, u shpreh Kastrati.  /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.