Ne dhe Joe Biden

Ne dhe Joe Biden

Sot në mënyre solemne njëri nga njerëzit më të përfolur të politikës amerikane, zëvendës presidenti amerikan, JoeBiden shpalli kandidaturën e tij për President të SHBA-ve.

Shkruan: Flurim Arifi

Zyrtarizmi i Joe Biden si kandidat për president nga radhët e demokratëve për garën presidenciale 2020, i dha fund spekulimeve disa mujore. Përmes një videoje në rrjetet sociale ai tha se “vlerat thelbësore të kombit … demokracia jonë, gjithçka që e ka bërë Amerikën Amerikane është në rrezik”.

Edhe këtëradhë vërehet se gara për të parin e SHBA-ve do të jetë mjaft interesante dhe plot të papritura. Në kampin e demokratëve do të jenë dy figura kyçe, një nga ta ishte në garën e fundit për President kurse tjetri ka qenë njëri ndër kandidat më të përfolur për të parin e SHBA-ve në anën e demokratëve. Shumë njohës të politikës amerikanë patën besuar që ai do të kishte sfiduar shumë më mirë kandidatin e republikanëve të asaj kohe, z. DonaldTrump.

Në garë është edhe një pretendues për të dalë si kandidat i demokratëve, Robert Francis “Beto” O’Rourke, një kandidat mjaft serioz, i cili në garën e kaluar për senator humbi nga kundër kandidati i tij, z. Ted Cruze me një rezultat shumë të ngushtë 50.9% me 48.3%, në një vend ku tradicionalisht është udhëhequr nga republikanët. Ky arrit që të shquhet për mbledhjen e fondeve në një shpejtësi marramendëse dhe domethënëse, aftësia e tij për të afruar një numër të madh tëtërinjëve amerikan, qasja e tij në përgjithësi ndaj popullit e sidomos ndaj shtresës së mesme është aftësi e shquar e tij dhe kampit mbështetës.

Prandaj gara do të jetë e mjaft sfiduese dhe e paparashikueshëm në taborin e demokratëve, dhe nuk përjashtohen edhe befasitë.

Në anën e republikanëve situata është qartë, Presidenti Trump, do të jetë padyshim kandidati që do të tentoj të marrë një mandat të dytë.

Gara vetëm sa ka filluar që të jetë e nxehtë dhe provokuese, gjuha të cilën e ka sjell z. Trump në politikën amerikane është nxitëse dhe më vulgare, por kjo gjuhë ka gjetur mbështesë të mëdhenj tek simpatizantët e tij.

Si gjithë herë e tërë bota demokratike ka një interesim të veçantë, për zgjedhjet në SHBA. Nga politikat dhe fituesi i garës për President në SHBA varen dhe ndikohen edhe politikat ndërkombëtare. Impakti i tyre në politikën globale dhe risitë që ka sjellë politika e Trump, është karakterizuar me vendime “ad-hoc”-e, gjë që ka krijuar një distancë me aleatët e vjetër.

Një ndër kthesat kryesore të politikës globale, është pozicionimi i Turqisë për krah Rusisë, apo shembulli tjetër, tërheqja e trupave amerikane-aleate nga Siria pa asnjë paralajmërim, e shumë shembuj të tjerë.

Ajo që neve si Kosovë ose Shqipëri, apo e Evropës jug-lindore na intereson është qasja e kandidateve demokrat ndaj politikës së jashtme, në veçanti Evropës, Rusisë dhe Kinës. Kjo pasi qëndrimet e republikanëve dhe Presidentit Trump tashmë bota ka filluar të i njoh.

Ne si shqiptarë do të duhej të jemi tejet vigjilent dhe mos të lëshohemi në orientime emocione në përkrahje të pa rezervë ndaj njërit apo tjetrit kandidat.

Veçanërisht duhet të kemi kujdes me paraqitjet publike ndaj z. Biden që ndoshta mundtë jetë kandidati potencial për President të SHBA-ve nga radhët e demokratëve. Gafettona politike nga zgjedhjet e kaluara ne relacion në Presidentin Trump nuk duhet të përsëriten. Veçanërisht kur dihet se impakti ynë është minor në politikat amerikane.

Kështu që për mua gara për të parin e SHBA-ve do të jetë interesante dhe sfiduese për të parashikuar fituesin e mundshëm, pra mbetet të shihet nëse populli amerikan do ta sfidoj traditën e vetë, ku gati se të gjithë presidentëte zgjedhur i kanë mbajtur nga dy mandate.

Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë! Për më tepër, ju lutem lexoni kushtet e përdorimit.

KOMENTE