Në një artikull redaksional në gazetën Politika të analistit politiko-ushtarak Mirosllav Llazanski, që i kushtohet të 20 vjetorit të përfundimit të bombardimeve të NATO-së kundër Serbisë dhe nënshkrimit të kapitullimit në Kumanovë, synohet të minimizohen fushata ajrore e aviacionit luftarak të NATO-së kundër Serbisë.
Shkruan: Fadil KAJTAZI
Është për t’u habitur heshtja e profesionistëve në Serbi ndaj elozheve dhe himneve që Llazanski në vazhdimësi ju ka thurur humbjeve të Ushtrisë Serbe që nga Sllovenia, Kroacia, Bosnja.
Tank T-55 i ushtrisë serbe i shkatërruar nga aviacioni i NATO-së
Në artikull, Llazanski mundohet të jap shifra dhe komente krahasuese për numrin e humbjeve teknike të ushtrisë serbe nga bombarduesit e NATO-s. Këto krahasime shoqërohen me cinizmin në stilin e Llazanskit, duke aluduar se NATO-s i shkoi puna huq nga se ushtria jugosllave doli nga kjo luftë me humbje minimale.
Kjo mënyrë e parashtrimit cinik të ngjarjeve politiko-ushtarake, shënon fillimin e karrierës së “gazetarit” Llazanski në vitet e tetëdhjeta, ku bënte propagandë për llogari të Shërbimit Sigurimit të Ushtrisë Jugosllave duke e madhëruar fuqinë ushtarake të ish APJ në raport me global ushtarak siç ishte NATO dhe Pakti i Varshavës. Dhe qëatëherëky analist, nuk mundi të heqë nga vetja virusin e propaganduesit të cilin KOS i kishte instaluar.
Në rastin konkret, në analizën politiko-ushtarake qëLazanski i bën fushatës ajrorë të NATO-s kundër ish Jugosllavisë, analiza e tij është amatore dhe e dëmshme nëse konsumohet nga opinioni serb si dhe nga profesionistët ushtarak. Nëse për Llazanskin konsiderohet fitore e ushtrisë jugosllave se NATO gjatë fushatës ajrore, në Kosovë, “shkatërroi vetëm 13 tanke”, është llogaritje primitive. Fitorja dhe humbja në luftë nuk llogaritën mbi bazë të asaj se sa tanke, aeroplan, anije luftarake dhe ushtarë i kë shkatërruar armikut. Llogaritja e fitores bëhet kur me humbje minimale e mposhtë armikun, d.m.th arrihet objektivi politik. Dhe objektiv politik i NATO-s ka qenë që përmes kërcënimit ajror ta dëboi ushtrinë jugosllave nga Kosova dhe ta detyroi që ajo të kapitulloj. Sipas logjikës Llazanski, në vend se të lavdërohet ushtria jugosllave, ajo duhet të ndihet e turpëruar, nga se me një arsenal prej mijërave tankeve sa ajo kishte në dispozicion, pas shkatërrimit të 13 sosh prej tyre nënshkroi kapitullimin në Kumanovë.
Është e ditur se doktrina ushtarake e ushtrisë jugosllave e ka pasur të adoptuar në kuadër të saj mendimin e Klauzeviqit se “lufta është vazhdim i politikës me mjete tjera” dhe kjo automatikisht përjashton faktorin teknik në raport me objektivin politiksi masë matëse të fitores apo humbjes. Shih për këtë, një gjeneral i moçëm, por aktual, porositë“T’i mbërrish njëqind fitore në njëqind beteja, nuk është kulmi i zotësisë, por të mundësh armikun pa asnjë betejë është kulmi i zotësisë…Kush e njeh mirë artin e luftës, ai di të mposhtë ushtrinë armike pa betejë. Pushton qytetet armike pa i rrethuar dhe përmbys një shtet pa operacione të gjata” gjë të cilës planëzuesit e NATO-s ju përmbajtën me përpikëri.
Nëse është krenari e ushtrisë lufta me civil, pleq, plaka gra e fëmijë, këtë le ta tregon Lazanski! Nëse është krenari serbe masakra e Srebrenicës, e Mejes e urdhëruar nga gjeneral serb dhe e realizuar nga ushtria e tyre, këtë ne ta tregoi ky komentues politiko-ushtarak! Nëse është krenari serbe dhe e ushtrisë së tyre vrasja me torturë e rreth 11mijë civilëve në Kosovë, shumica pleq, gra e fëmijë, nëse dhunimi i grave,varrezat masive në Batajnicë dhe frigoriferët në Danub: nëse këto janë krenari serbe dhe ushtrisë së tyre, këtë le ta dërgoj Llazansi.
Ne sa e njohim Llazanskin, dhe e është e ditur se këto janë krenari e tij dhe e tutorëve që e krijuan personalitetin e tij. Ai që nga viti 1987 ishte vegël e Millosheviqit dhe i fryu erërave të luftës në hapësirat ballkanike. Ai në kurriz të qindra mijërave viktimave sa kapërdiu lufta nga viti 1991 deri 1999, bëri karrierë. Për këtë, ai në fund u shpërblye, mori thirrjen ambasador i Serbisë në Moskë.