Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se qytetarët e Gjilanit kanë nevojë për ndryshime. Kanë nevojë për një qeverisje me transparencë, me projekte madhore e kreative, për më shumë vende pune, më shumë perspektivë për të rinjtë.
Dhe, sipas tij, Leonora Morina Bunjaku, kandidate e PDK-së për kryetar të komunës së Gjilanit, në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, bashkë me ekipin e saj është lista e duhur për këtë.
Ja postim i i plotë i Krasniqit.
Një profesoreshë e aktiviste politike, që ka ecur gjatë e ndershmërisht me Partinë Demokratike të Kosovës, Leonora Morina Bunjaku, është kandidate e jona për të udhëhequr me Komunën e Gjilanit.
Ajo ka dëshmuar vullnet e forcë për të marrë përgjegjësi dhe i ka kryer ato ashtu si duhet.
Qytetarët e Gjilanit kanë nevojë për ndryshime. Kanë nevojë për një qeverisje me transparencë, me projekte madhore e kreative, për më shumë vende pune, më shumë perspektivë për të rinjtë.
Dhe, Leonora me ekipin e saj është lista e duhur për këtë. Ajo ka mbështetjen tonë të parezervë, të të rinjve e të rejave për t’i dhënë një frymë të re e prioritet qeverisjes në Gjilan. /2LONLINE.com/