DYLON

Drita përforcohet në repartin e sulmit

Drita përforcohet në repartin e sulmit
Avatar photo Redaksia

Drejtues të klubit të futbollit drita kanë bërë me dije se Ardit Tahiri do të jetë lojtari  i ri që i bashkohet këtij klubi për të rrugëtuar tutje së bashku.

Ai vlerësohet si një futbollist me perspektivë dhe do të jetë pjesë e skuadrës bardhë e kaltër për t’i dhënë freski dhe forcë shtesë repartit sulmues.

EkoHigjiena

Ja njoftim i plotë i klubit:

Ardit Tahiri është lojtari jonë më i ri

FC DRITA me kënaqësi ju njofton se Ardit Tahiri është lojtari më i ri i klubit tonë.

Arditi është pritur nga drejtori sportiv i klubit z. Valon Zymberi, i cili i ka dëshiruar mirëseardhje në klub.

Arditi vlerësohet si një futbollist me perspektivë dhe do të jetë pjesë e grupit tonë, për t’i dhënë freski dhe forcë shtesë sulmit të Dritës.

Arditi deri më tani ka qenë pjesë e FC BESA nga Peja, ndërsa pas paraqitjeve të mira, ka bindur që të bashkohet me ne.

DRITA e sheh si talent të së ardhmes dhe tashmë është arritur kontrata tri vjeçare mes lojtarit dhe klubit.

Mirë se vjen Ardit

FC DRITA

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.