(2L ONLINE) – Për emërimet e fundit të ambasadorëve, zv-ambasadorëve, konsujve, atasheve, sekretarëve e këshilltarëve nëpër ambasada në mënyrë të paligjshme nga Qeveria në ikje e PDK-së së Hashim Thaçit, ka reaguar anëtari i ekspertëve të LDK-së Faik Krasniqi. Për këto dekretime ai fajëson edhe Presidenten Jahjaga që po bën shkelje të Kushtetutës.
Sipas tij, PDK-ja është në ditët e fundit të qeverisjes së saj 7 vjeçare. Me ndërrimin e pushtetit të gjithë ambasadorët, zv-ambasadorët, konsujt, atashetë, sekretarët dhe këshilltarët nëpër ambasada, sekretarët e përgjithshëm nëpër ministri dhe kalimi nga stafi politik në stafin civil në 6 muajt e fundit, që po emërohen në minutat e fundit nga Qeveria në ikje e Thaçit, pa një e pa dy do shkarkohen dhe do të fluturojnë nga ato pozita, thotë publicisti Faik Krasniqi. Është e palogjikshme dhe këtë gjë e di shumë mirë PDK-ja që kur të jesh në opozitë, përmes njerëzve të partisë s’mund t’i udhëheqësh diplomacinë, ministritë dhe pushtetin absolut.
Krasniqi thotë se me këto emërime të paligjshme, PDK-ja po tenton ta çoroditë opinionin dhe të krijojnë përshtypjen se gjoja do të jenë ata që edhe për një mandat do udhëheqin me pushtetin, thotë Krasniqi. Për këto emërime të paligjshme fajet i ka Presidentja Jahjaga që po i dekreton. Ajo në mënyrë flagrante po e shkel Kushtetutën, sepse një qeveri në ikje nuk ka të drejtë të dërgojë ambasadorë, zv-ambasadorë, atashe, konsuj, sekretarë e këshilltarë nëpër ambasada të ndryshme, por as të dekretojë sekretarë të përgjithshëm nëpër ministri.
“Nëse Presidentja vazhdon kështu me këto dekretime antikushtetuese, atëherë ajo po tregon ashiqare që është vegël e PDK-së dhe e SHIK-ut, thotë publicisti Faik Krasniqi! Ju që po emëroheni paligjshëm në minutat e fundit, mos e merrni mundimin të pranoni poste për 1 ose 2 muaj, sepse e dini fare mirë që kush e merrë pushtetin prej asaj dite i shkarkon të gjithë ambasadorët, zv-ambasadorët, konsujt, atashetë, sekretarët dhe këshilltarët nëpër ambasada, sekretarët e përgjithshëm në ministri dhe nga ai moment që koalicioni tjetër merr pushtetin ka të drejtën ligjore dhe do të emëroj ambasadorë, zv-ambasadorë, atashe, konsuj, sekretarë e këshilltarë nëpër ambasada dhe bashkë me emërimin e ministrit me stafin e tij politikë, t’i emëroj edhe sekretarët e përgjithshëm nëpër ministri, nga njerëz të partisë së tij. Kështu që largohuni me faqe të bardhë nga pushteti, se edhe ashtu e keni faqen e zezë, e mos bëni lojëra të tilla me këto emërime ad-hoc”, përfundon Krasniqi./2L ONLLINE/