DYLON

AGK dënon kërcënimet ndaj gazetarëve të “Bota Sot”

Avatar photo Redaksia

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka marrë lajmin se kryeredaktori i gazetës “Bota Sot”, Idriz Morina, dhe gazetari i kësaj të përditshmeje, Nehat Shaqiri, janë kërcënuar me jetë. AGK ka kuptuar se një person i njohur për Asociacionin ka kërcënuar sistematikisht kolegët e gazetës, fillimisht përmes telefonit dhe pastaj verbalisht, ku ka kërkuar që t`i qëroj hesapet fizikisht.

AGK e dënon ashpër çdo përpjekje të kujtdo që me konfrontim fizik, shantazh apo kërcënim, mendon se mund ta ndal raportimin profesional të gazetarëve. AGK i bën thirrje Policisë së Kosovës që ta hetojë sa më shpejt këtë rast, me të cilin përveç pengimit të punës së gazetarit, fyhet dhe poshtërohet liria e shprehjes në vend, duke e rrezikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe vetë jetën e gazetarëve.

EkoHigjiena

AGK i bënë thirrje të gjitha palëve që t`i përmbahen normave ligjore për zgjidhje të kontesteve, të çfarëdo natyre qofshin ato. Njëherësh AGK, fton kolegët gazetarë të mos ndikohen nga raste të tilla në punën e tyre dhe shpreh shqetësimin për rritjen e rasteve të raportimit për kërcënime, shantazhe dhe forma tjera të keqtrajtimit të gazetarëve muajve të fundit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.