Memli Krasniqi, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), e ka përkujtuar komandant Agim Ramadanin, në përvjetorin e rënies së tij, duke thënë se Agim Ramadani ka dhënë shembullin e veçantë se si duhet dhe mbrohet atdheu.
Postimi i tij:
24 vjet nga rënia heroike e Agim Ramadanit – komandant “Katanës”.
Duke i prirë një prej betejave më të rëndësishme të luftës çlirimtare, asaj për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, Agimi u flijua edhe vet që ai kufi të mos mbyllet më.
Përmes jetës dhe veprës, si poet e patriot, Agimi dha shembullin e veçantë se si duhet dhe mbrohet Atdheu. Sot, përmes vargjeve dhe luftës së tij, ai jeton në zemrat e secilit shqiptar atdhedashës.
Lavdi të gjithë dëshmorëve të betejës së Koshares, bashkëluftëtarëve të Agimit, që për asnjë moment nuk u stepën në rrugën e shenjtë të lirisë! /2LONLINE/