Brenda tetë muajve, në Kosovë janë mbajtur tri palë zgjedhje. Në muajin nëntor të vitit të kaluar janë mbajtur zgjedhjet lokale, pastaj në fillim të këtij viti u ripërsëritën zgjedhjet në veri të vendit, ndërsa më 8 qershor u mbajtën edhe zgjedhjet nacionale.
Por, edhe për kundër këtyre zgjedhjeve kaq të shpeshta, vendi ynë rrezikon të shkojë drejt edhe një palë zgjedhjeve të reja. Deri te këto zgjedhje mund të vijmë pas gjendjes së krijuar më 8 qershor, në të cilën subjektet politike u ndan në dy blloqe, duke krijuar kështu një ngërç politik të cilin pritet ta zgjidhë Gjykata Kushtetuese këto ditë, shkruan Kosova Sot.
Brenda Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, thonë se KQZ-ja nuk ka filluar kurrfarë përgatitjesh për zgjedhje të mundshme, por që një gjë e tillë do të fillojë në momentin kur presidentja e vendit do të kërkonte nga ta një gjë të tillë.