(2LONLINE) – Këshilli Qëndror i Veprimit Rinor (KQVR), filloi takimet kordinuese mes nivelit qëndror dhe atij lokal të premten në Restorant “Rozafa” ne Lipjan është takuar me Këshillet Rinore Lokale te : Prishtines, Podujeves, Lipjanit, FusheKosoves dhe Obiliqit.
Kryetari i Këshillit Qëndror të Veprimit Rinor, Murat Murati duke folur për rolin dhe qëllimet e KQVR-së, tha se ky takim në Lipjan me KVRL-të e këtij regjioni dhe 9 takimet tjera kordinuese që do të mbahen gjatë këtij viti, janë pjesë e Strategjisë së Këshillit Qëndror. Ai poashtu foli edhe për prioritetet e KQVR-së gjatë këtij viti dhe për rëndësinë e këtyre takimeve që po organizohen.
Prioritet kryesor i KQVR-së është kordinimi me KVRL-të, ngritja e kapaciteteve të tyre, integrimi i KQVR-së në mekanizma rinor nderkombëtarë, me theks të veqant jemi duke punuar në iden që kemi inicuar për formimin e Rrjetit Rinor Ballkanik.
Të gjithë së bashku do të punojmë për t’i realizuar qëllimet që kemi si Këshill Rinor. Është e drejtë e secilit të vendos se a dëshiron të jap kontribut në KQVR apo jo, por dua të përsëris qëndrimin tim, që KQVR është e hapur për të gjithë, ku duke e rritur bashkëpunimin në mes nivelit lokal dhe qëndror, patjetër se edhe puna që e bëjmë do të jetë më e mirë. – deklaroi kryetari Murati.
Gjatë këtij takimi Këshillat Rinore Lokale të regjionit të Prishtinës treguan për gjendjen aktuale të tyre si dhe prezantuan aktivitetet të cilat i kanë organizuar gjatë vitit 2013 dhe 2014. Poashtu gjatë këtij takimi, KVRL-të pjesëmarrëse shprehen gadishmerinë që të angazhohen dhe të jenë pjesë e strukturave të Këshillit Qëndror.
Për organizimin e këtyre takimeve, KQVR-në po e mbështet Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE), Misioni në Kosovë. Përfaqësuesi i këtij misioni, Mahir Shehu tha se OSBE do të vazhdojë të mbështesë KQVR-në dhe KVRL-të edhe gjatë këtij viti. — me Murat Murati dhe Egzon Gashi. /2lonline/