Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Kolegji UBT kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi.
Ky memorandum është nënshkruar nga Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku dhe Rektori i Kolegjit UBT, Edmond Hajrizi.
Qëllimi i këtij memorandumi është krijimi i bashkëpunimit në mes të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) dhe Kolegjit UBT për mundësinë e realizimit të vizitave studimore për studentët e Drejtimit Juridik të Kolegjit UBT në KPK dhe prokuroritë e Republikës së Kosovës, si dhe angazhimin e ekspertëve – prokurorëve para studentëve të Kolegjit UBT për prezantimin e temave të veçanta, që ndërlidhen me fushën e drejtësisë në përgjithësi, gjenerimin e rasteve të studimit për mësimdhënie dhe fushave tematike për hulumtim me interes të përbashkët.
Memorandumi i bashkëpunimit parasheh organizimin e aktiviteteve të përbashkëta profesionale, me qëllim të shkëmbimit të praktikave të mira në mes këtyre dy institucioneve. /2lonline/