DYLON

Nënshkruhet Memorandum i Bashkëpunimit mes KPK-së dhe KGJK-së për zbatimin e fazës së katërt të projektit SMIL

Nënshkruhet Memorandum i Bashkëpunimit mes KPK-së dhe KGJK-së për zbatimin e fazës së katërt të projektit SMIL
Avatar photo Redaksia

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Jetish Maloku dhe Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, Albert Zogaj, kanë nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit për zbatimin e fazës tranzitore (fazës së katërt) të Sistemit për Menaxhimin Elektronik të Lëndëve (SMIL) në gjykatat dhe prokuroritë e vendit.

Në ceremoninë e nënshkrimit, u tha se ky akt i rëndësishëm ndërinstitucional nënshkruhet, duke pasur parasysh kompleksitetin e zbatimit dhe arritjet e deritashme të SMIL-it dhe domosdoshmërinë e bashkëpunimit të mëtejshëm mes KPK-së dhe KGJK-së, në mënyrë që të sigurohet një sistem i qëndrueshëm elektronik, i cili ndihmon në forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë në përputhje me standardet dhe vlerat e BE-së.

EkoHigjiena

Gjithashtu, KPK-ja dhe KGJK-ja u pajtuan se, do të punojnë ngushtë në të gjitha aspektet, që kanë të bëjnë me zbatimin, financimin, planifikimin dhe organizimin e këtij projekti madhor digjital, me anë të të cilit mundësohet rritja e transparencës, efikasitetit dhe sigurohet funksionimi i drejtësisë në mënyrë më efikase, më cilësore dhe me kosto efektive.

Me këtë rast, në përfundim të kësaj ceremonie, kryesuesit e dy këshillave nënshkruan edhe kërkesën e përbashkët drejtuar Projektit EUKOJUST për lokacionin e Qendrës së Rimëkëmbjes për Teknologji Informative, e cila do të përdoret për qëllime të gjykatave dhe prokurorive. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.