DYLON

IPK arrestoi një zyrtar policor

IPK arrestoi një zyrtar policor
Avatar photo Redaksia

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë arrestuar sot një zyrtar policor (me gradën e rreshterit) me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të “Fajdes” dhe “Detyrimit”.

IPK është njoftuar sot nga Policia e Kosovës (policia kufitare) në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” ku gjatë procedurave të kalimit kufitar në hyrje ishte paraqitur një i dyshuar (zyrtari policor) i cili ka rezultuar si person i kërkuar.

EkoHigjiena

Zyrtari i dyshuar është arrestuar nga hetuesit e IPK-së kurse nga prokurori kompetent i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të “Fajdes” dhe “Detyrimit”.

Arrestimi i sotshëm është vazhdimësi e hetimit dhe operacionit të datës 22.02.2022 të zhvilluar nga Drejtoria e për Hetime e Krimit të Organizuar në Prishtinë dhe Prokuroria Themelore në Pejë ku u arrestuan 17 persona të dyshuar për veprën penale të fajdes dhe detyrimit .

Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.