Në Viti, u mbajt mbledhja e gjashtë e Komitetit për Politikë e Financa, në veçanti u diskutua për Kornizën Afatmesëm Buxhetore 2024-2026
Komitetit për Politikë dhe Financa, nën kryesimin e Bekim Azizit, ka mbajtur sot mbledhjen e gjashtë të rregullt në të cilën janë diskutuar dhe shqyrtuar pikat e ndryshme të paraparë sipas rendit të ditës.
Takimi ka nisur me pyetjet të ndryshme për ekzekutivin që kryesisht u përgjigj zëvendëskryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu.
Në veçanti është diskutuar rreth Draft- Kornizës Afatmesme buxhetore 2024-2026, ku prezantimin e tyre u bë nga drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Besnik Imeri. Sipas këtij dokumenti financiar buxheti i vitit 2024 në krahasim me buxhetin e këtij viti në tërësi ka shënuar rritje prej 12,08%, konkretisht nga 14 milion e 996 mijë euro në 16 milion e 808 mijë euro. Gjithmonë sipas këtij dokumenti rritje të buxhetit do të këtë edhe për vitin 2025 dhe 2026. Drejtori Imeri tha se gjithashtu ata do të mbajnë edhe dëgjime buxhetore për të marrë edhe mendimet e qytetarëve për orientimin e investimeve kapitale në lokalitet e ndryshme.
Si pikë tjetër në këtë mbledhje ishte propozim vendimi për themelimin e e grupit punës për hartimin e planit vjetor të punës së Kuvendit Komunal të Vitisë për vitin 2024 dhe Propozim vendimi për ndryshim plotësimin e vendimit me nr: 01-110/05-395, të datës: 08.04.2022, për formimin e Komiteti për Shërbime Publike.
Të gjitha pikat e paraparë për votim janë aprovuar që të shkojnë për procedim në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit Komunal të Vitisë. /2LONLINE/