KPF: Diskutohet rreth pasqyrave financiare të Buxhetit Komunal

KPF: Diskutohet rreth pasqyrave financiare të Buxhetit Komunal

Sot në Viti është mbajtur mbledhja e shtatë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF). Gjatë kësaj mbledhje janë shqyrtuar dhe votuar me shumicë votash pika të rëndësishme të rendit të ditës.

Por me theks të veçantë është diskutuar rreth pasqyrave financiare të Buxhetit Komunal për periudhën janar-qershor 2017.

Naim Pira, Kryesues i Kuvendit Komunal të Vitisë në fillim të kësaj mbledhje bëri me dije se të gjitha aktet e miratuara nga seanca e fundit e kuvendit komunal janë shpallur të ligjshëm nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Kurse Ibrahim Rama, Drejtor për Ekonomi, Financa dhe prezantoj pasqyrat financiare të buxhetit komunal për periudhën janar-qershor të këtij viti.

Duke u bazuar në këto pasqyra shkalla e inkasimit të hyrave komunale për këtë periudhë është në vlerë prej 367.489,28€ dhe krahasuar me inkasimin e periudhës së njëjtë të vitit të shkuar është shënuar një rritje për 6.04%.

Gjithmonë duke u bazuar në këtë dokument ekzekutimi i buxhetit për gjashtë mujorin e këtij vitit është 75,29%.

Përndryshe gjatë këtij takimi pas shqyrtimit të pikave të parapara me shumicë votash janë votuar propozim për shqyrtimin dhe miratimin të propozim vendimit për shpalljen zonë me interes të përgjithshëm të parcelës Kadastrale me nr. 1473-10 në zonën kadastrale në Sllatinë, propozimi për shqyrtimin e propozim vendimit për caktimin e lokacionit për emërimin e sheshit Michelin Calmy-Rey, e cila do të shpallët qytetare nderi e komunës së Vitisë.

Raport i Prokurimit dhe kontratave të nënshkruara për gjashtë mujorin 2017.

Gjithashtu është votuar edhe propozim rregullorja për tatimin mbi pronën e paluajtshme.

Kurse gjithashtu janë prezantuar edhe dy informata njëra informatë ka të bëjë me Raportin e auditimit për pasqyrat Financiare të Komunës së Vitisë për vitin e përfunduar me 31.12.2016 kurse tjetër informatë ka të bëjë me testin e maturës shtetërore.

KOMENTE