Andi Zeqiri do të jetë futbollisti më i ri i Kombëtares së Kosovës. Sivjet ai ka realizuar 7 gola në 9 ndeshje me Laussanën në Ligën e Dytë të Zvicrës.
Trajneri Bernard Challandes është takuar ditë më parë me Zeqirin dhe ai pritet të jetë në dispozicion në nëntor, derisa t’i përgatitet dokumentacioni dhe pasaporta e Kosovës.
Zeqiri është 20 vjeçar që luan si sulmues dhe këmba e tij e preferuar është e majta.