Kosova do ta zhvillojë një ndeshje të fortë dhe vendimtare sa i përket fatit të eliminatoreve për Kampionatin Evropian. Përfaqësuesja kosovare do të përballet më shtetin fqinjë, Malin e Zi që pritet të jetë një ndeshje me rivalitet.
Edhe pse për Malin e Zi kjo ndeshje nuk qon shumë peshë, rivaliteti që mbretëron mes Kosovës dhe këtij shteti bën që futbollistët në fushë të luftojnë vetëm për fitore.
Mediet ndërkombëtare e shohin Kosovën si favorite të madhe ku fitorja nuk do t’I krijonte komoditet Çekisë, e cila në Pragë do të ndeshet me Kosovën ku edhe do të vendoset pozita e dytë në grup.
Tabori i Kosovës duket shumë i qetë derisa e ka parasysh rëndësinë e madhe të kësaj ndeshjeje. Sipas tyre kjo është një finale që nuk duhet humbur, sidomos jo në shtëpi të vetë dhe përballë tifozëve