Suedia ka shënuar fitoren e dytë në ndeshjet e fazës së grupeve të Kupës së Botës që po zhvillohet në Francë.
Sulmuesja e shtetit skandinav, Kosovare Asllani ka shënuar golin e dytë në triumfin 5-1 kundër Tajlandës.
Ky është goli i dytë në dy ndeshje me Suedinë në këtë kompeticon. Suedia aktualisht është në vendin e parë me gjashtë pikë, tri më shumë se SHBA.