Kamer Krasniqi luan si mesfushor në Ligën e Regjonit Verior, ose siç njihet ndryshe si liga e katërt gjermane, te skuadra Rehden.
Me Kosovën U-21, Krasniqi ka zhvilluar tetë paraqitje në vitin 2017 dhe 2018 në eliminatoret e Kampionatit Evropian, përfshirë këtu edhe në dy ndeshjet ndaj Gjermanisë.
Në një intervistë për mediat gjermane, futbollisti ka dhënë edhe detaje mbi njohjen e tij me Rashicën dhe atë midis familjeve.
“I gjithë vendi është krenarë për Kosovën. Këtu pranë në Gjermani kam Rashicën. Prindërit e të cilit në 1988 (babai) dhe 1994 (nëna) erdhën në Gjermani dhe u takuan atje, dikur u takuan në Kosovë. Rashica pati një kurs trajnimi me ekipin A, ndërsa unë me U21. Ne të dy i kemi rrënjët tona në qytetin e Vushtrrisë. Miloti u rrit atje me kushërinjtë e mi”, ka thënë Kamer Krasniqi në mes të tjerash.
Milot Rashica dhe futbollistët e tjerë që po shkëlqejnë me Kosovën, shihen një motivim më tepër për 23-vjeçarin.
Së fundmi, Krasniqi ka shprehur edhe dëshirën e tij për të qenë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës.