Palestra e Sporteve “Mizair Isma” pritet që edhe njëherë tjetër të stërmbushet nga tifozët e shumtë të basketbollit, në netët finale të Kupës së Kosovës “Final 8” në basketboll.
Edhe edicioni i vitit 2020 pritet të jetë i zjarrtë sikurse ai i kaluari, ndërkohë që organizimi nga zyrtarët e klubit rahovecian po i tejkalojnë pritshmëritë.
1600 bileta janë ‘avulluar’ brenda dy orëve në biletarinë e KB Rahovecit për t’i parë ndeshjet e “FINAL 8”, të cilat zhvillohen në qytetin e “rrushit”.
Kështu të paktën ka bërë të ditur faqja zyrtare e KB Rahovecit, e cila ka njoftuar për interesimin e madh të tifozëve për të blerë bileta që nga orët e para të mëngjesit.
“1600 bileta të shitura për afro dy orë, sipas të dhënave nga dyqani zyrtar i klubit. Ç’të themi tjetër, veçse, faleminderit RAHOVEC”, ka shkruajtur faqja zyrtare e klubit.