Klubi CD Tacon nga viti i ardhshëm 2020/21 do të quhet Real Madrid. Pikerisht, CD Tacon ka paraqitur një ofertë zyrtare për shqiptaren që luan për Suedinë, që aktualisht është pjesë e Linkopings FC, Kosovare Asllanin.
Lojtarja shqiptare që cili shkëlqeu në Kupën e Botës të fundit që u mbajtë në Francë, pritet të jetë “Galaktikja” e parë e ekipit të ri të Real Madridit.
Vetë lojtarja sot ka shkruar se është koha për një sfidë të re, duke shkruar në rrjetet sociale.
Real Madridi me klubin e ri pritet tu bëjë konkurrencë emrave tjerë të klubeve të femrave si Barcelona, Atlético Madrid, Levante, Granadilla, Athletic, Betis dhe Real Sociedad.