Përfaqësuesja e Kosovës ka mbajtur seancë stërvitore për t’u bërë gati për dy ndeshjet e muajit tetor.
Në këtë seancë nuk është parë sulmuesi Vedat Muriqi, i cili ka vendosur të qëndrojë në hotel për të vijuar me rigjenerimin.
Ndryshe pjesa tjetër e futbollistëve janë vënë nën urdhërat e trajnerit Bernard Challandes.
Por në stërvitje janë paraqitur Milot Rashica, Fidan Aliti, Bersant Celina dhe Anel Rashkaj të cilët munguan në seancën stërvitore të ditës së hënë.