Kosova U-21 e Rafet Prekazit e ka publikuar listën për ndeshjen me Anglinë. Për herë të parë është ftuar Arton Zekaj nga Lille, ndërsa më të për herë të parë do të jetë edhe anësori i Hannover, Valdrin Mustafa.
Të zakonshmit Mirlind Daku, Lirim Kastrati e Florjan Smakiqi janë po ashtu të ftuar.
Shumica e lojtarëve të ftuar janë nga jashtë Kosovës, por nuk mungojnë as emrat nga kampionati kosovar që janë në top formë. Blendi Baftiu është njëri ndër ta.