DYLON

SC Gjilani: Prova e fundit gjenerale para ndeshjes ndaj Progres Niederkorn

SC Gjilani: Prova e fundit gjenerale para ndeshjes ndaj Progres Niederkorn
Avatar photo Redaksia

Të besuarit e Klodian Duros, kryetrajnerit të SC Gjilani, kanë zhvilluar edhe provën e fundit gjenerale në prag të duelit kthyes ndaj Progres Niederkorn në kuadër të Ligës së Konferencës.

Atmosfera dhe klima brenda kampit rrezaton pozitivitet, me futbollistët që janë të gatshëm të japin më të mirën nga vetja e tyre për të bërë të mundur kalimin në fazën tjetër të garës, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.

EkoHigjiena

Futbollistët presin mbështetjen e tifozëve për ndeshjen e së enjtes.

Oltion Bilalli, Mevlan Zeka dhe Theophilus Solomon janë ende të pakonfirmuar për këtë përballje për shkak të lëndimeve të mëparshme, ndërkohë që stafi teknik do të shoh situatën e tyre para ndeshjes.

Dueli kthyes ndaj Progres Niederkorn zhvillohet të enjten mbrëma më 20 Korrik me fillim nga ora 20.00, thuhet në njoftimin zyrtar të SC Gjilani.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.