Pas pesë humbjesh radhazi, Kosova U21 është rikthyer te fitorja. Edhe pse me probleme me Covid-19, Dardanët kanë marrë tri pikë në “Fadil Vokrri” në ndeshjen e kualifikimeve për Euro U21 ndaj Andorës.
Skuadra e Rafet Prekazit ka mposhtur Andorrën me rezultat 1-0 në ndeshjen e xhiros së tetë të grupit 3. Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Mirlind Daku në minutën e 62-të të ndeshjes.
Tabela në grup ka pësuar ndryshime ne renditje.