DYLON

Komuna e Kamenicës ofron mbështetje financiare për foshnjet e porsalindura (VIDEO)

Komuna e Kamenicës ofron mbështetje financiare për foshnjet e porsalindura (VIDEO)
Avatar photo Redaksia

Tani e tutje, çiftet do të subvencionohen me nga 200 euro si mbështetje për foshnjet e porsalindura.

Kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka thënë se lindja dhe rritja e fëmijëve është sfidë e përgjegjësi e madhe, andaj çiftet tani e tutje do të subvencionohen me nga 200 euro.

“Krijimi i familjes është një nga vendimet më të rëndësishme për çdo çift. Lindja dhe rritja e fëmijëve, është lumturi por edhe përgjegjësi e sfidë e madhe. Sa më të vështira kushtet ekonomike, aq më e madhe sfida. Prandaj, tani e tutje do të subvencionojmë çiftet me nga 200 euro si mbështetje për foshnjet e porsalindura”, ka shtuar Kastrati. /2LONLINE.com/

EkoHigjiena

https://www.facebook.com/170937033384666/videos/615465255790968

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.