Përfaqësuesja U19 e Kosovës ka arritur një pikë të madhe në ndeshjen e parë ndaj Rusisë. Djelmoshat e Ramiz Krasniqit kanë treguar lojë të pjekur përballë përfaqësueses së fuqishme evropiane.
1-1 ishte rezultati i përballjes së luajtur në Uells. Adonis Aliu kaloi Kosovën në epërsi pas 10 minutash lojë. Por, vetëm një minut më pas, Shkolik barazoi për rusët.
Rusia bëri disa zëvëndësime në pjesën e dytë, por që ishte e kot përballë mbrojtjes së fuqishme të Kosovës.
Kjo ishte ndeshja e parë në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian.