DYLON

Spiunët janë problemi!

Spiunët janë problemi!
Avatar photo Redaksia

Në njërin nga televizionet tona nacionale, u zhvillua një debat për ndikimin e shërbimeve inteligjente me qëllime armiqësore në drejtim të Kosovës, me theks të veçantë, për ato ruse.

Shkruan: Fadil Kajtazi

Debati ishte interesant, por kishte edhe të metat e tij, ku ndër me kryesoret ishte zbërthimi i mënyrave praktike të veprimit të këtyre shërbimeve në hapësirat kosovare dhe në ato me interes për Kosovën.

EkoHigjiena

Efektet e aktiviteteve të shërbimeve inteligjente sikur të jenë parciale, siç i shpjegonte njëri nga panelistët, nuk e kanë fuqinë e ndikimit subversiv për një objektiv, në këtë rast për Kosovën.

Ato janë të gjithanshme, gjithëpërfshirëse dhe nuk mundë të zhvillohen pa përkrahjen e vendorëve (spiuneve) të strukturuar në pozitat me ndikim në jetën e përgjithshme shoqërore, ku politikanët, gazetarët, intelektualët, biznesmenët dhe udhëheqësit fetar janë më kryesorët, që këto shërbime rekrutojnë.

Pa këtë mbështetje, oficerët e shërbimeve inteligjente ruse e serbe mundë të vijnë e shkojnë sikur turistë të zakonshëm dhe ndikimet e tyre nuk kanë ndonjë efekt.

Në kushtet e veprimeve të sotme, detyra e këtyre shërbimeve është lufta speciale, apo hibride me të renë, e cila konsiston në doktrinën e veprimit “duke shkaktuar dhe menaxhuar kriza”, ku krijimi i kaosit realizohet përmes krijimit të kauzave, të cilat pastaj aplikohen në terren.

Këto i studiojnë dhe i artikulojnë grupe të specializuara të analitikëve të këtyre shërbimeve, kurse oficerët operativ sigurojnë agjenturën në rrethet me ndikim, të cilët duke i komprometuar ja dalin t’i rekrutojnë.

Mënyra e veprimit të aplikimit të kësaj lufte realizohet përmes një shablloni të veprimeve ku ndër më kryesorët janë:

1. Kamuflimin e veprimtarisë së fshehtë deri në masën që ajo të duket gjë e rëndomtë, duke e reduktuar në nivelin e një fatkeqësie elementare;
2. Sulmin masiv mbi popullatën ose grupet që e masivizojnë efektin;
3. Veprimtaria e fshehtë, të orientohet në fushat që kanë ndikim psikologjik te popullata, në mënyrë që me kalimin e kohës, ose të shkaktojnë gjendjen e depresionit dhe paperspektivës, ose të krijojë efekte që i konvenojnë agresorit, në këtë rast Serbisë apo Rusisë;
4. Dhe së fundmi, ndikimi në krijimin e masave të mëdha njerëzish që përhapin idenë se pushteti i agresorit (në këtë rast i Serbisë) është më i mirë.

Po i lë lexuesit t’i analizojë këto shabllone të veprimit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.