DYLON

Trajneri i Çekisë flet para ndeshjes me Kosovën, “Lojtaret janë 100% gati”

Trajneri i Çekisë flet para ndeshjes me Kosovën, “Lojtaret janë 100% gati”
Avatar photo Elife Sherifi

Trajneri i Çekisë, Jaroslav Silhavy ka zhvilluar konferencën e fundit për shtyp para ndeshjes të së enjtes mbrëma kundër Kosovës që zhvillohet nga ora 20:45 në Plzen.

Ai ka lavdëruar shumë skuadrën e Kosovës, derisa ka thënë se ata dëshirojnë të fitojnë këtë ndeshje.

“Ne i respektojmë shumë lojtarët e Kosovës. Keni lojtar shumë të mirë si Rashica dhe keni besim në vetvete. Por ne kemi dëshirë që të fitojmë dhe këtë do mundohemi ta bëjmë nesër“, ka thënë trajneri.

EkoHigjiena

“Lojtaret janë 100% gati. Lojtaret e dinë që kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për ne, nuk kemi nevojë të motivojmë askënd. Ndeshjen e parë me Kosovën kemi bërë shumë gabime dhe shpresojmë që këto gabime nuk do t’i bëjmë nesër“, tha ndër të tjerash Silhavy.

Ai gjithashtu ka shtuar se biletat e ndeshjes nuk janë shitur ende, por shpreson se do të shiten gjatë ditës së nesërme.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.