Kombëtarja e Volejbollit U17 – Femrat kanë udhëtuar drejt Bosnjën dhe Hercegovinës për Kampionatin Ballkanik në volejboll.
Vashat tona të grupmoshës U17 pas një jave intensive me përgatitje e ndeshje miqësore, janë nisur në drejtim të Bosnjës.
Në ditën e parë do kenë shumë pak hapësirë për pushim, meqë në orën 14:00 të martën e zhvillojnë ndeshjen e parë ndaj Greqisë.