DYLON

Kosovë – Çeki, ndeshje e rëndësishme për pozitën e dytë në grup

Kosovë – Çeki, ndeshje e rëndësishme për pozitën e dytë në grup
Avatar photo Elife Sherifi

Ndeshja Kosovë – Çeki zhvillohet më 7 shtator nga ora 15:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Interesim të madh ka pasur për biletat për ndeshjen mes Kosovës dhe Çekisë.

Me të drejtë, pasi Çekia pritet të jetë rivalja kryesore e Kosovës për vendin e dytë në grup, që dërgon në kampionatin evropian të vitit të ardhshëm.

Anglia, megjithatë, është treguar bindëse në dy sfidat e para dhe vlerësohet pretendente e madhe për vendin e parë në grup.

EkoHigjiena

Kështu që më e hapur vlerësohet gara për vendin e dytë në grup. Çekia e Kosova favorizohen para Malit të Zi e Bullgarisë.

Çekia eshte e dyta me gjashtë pikë të mbledhura sa i ka edhe Anglia në vend të parë. Anglia i ka luajtur dy ndeshje, ndërsa Çekia tri.

Kosova është e treta me pesë pikë nga tri ndeshje, ndërsa Mali i Zi e Bullgaria kanë mbetur shumë prapa. I kanë luajtur nga katër ndeshje dhe kanë vetëm nga dy pikë

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.