Kosova U17, nuk arriti të përsëris lojën sikur me kampionin e dyfishtë evropian Holandën, në ballafaqim me Slloveninë.
Kjo e fundit arriti të shënojë fitore kundër Dardanëve, me rezultat 2:0.
Një gol i pësuar herët qysh në minutën e 12-të përmes Sheshkos, pas një gabimi të mbrojtës kosovare, ndikoi shumë në rrjedhën e lojës.
Në pjesën e dytë futbollistët tanë u ngjallën dhe u orvatën të barazojnë rezultatin, por për fat të keq në minutën e 63-të Andi Hoti u përjashtua nga loja pas kartonin të dytë të verdhë dhe kjo e vështirësoi situatën në taborin tonë.
Në minutën e 86-të erdhi edhe goli i dytë i sllovenëve përmes Zajshekut dhe 2:0 për Slloveninë me të cilin rezultat edhe përfundoi ndeshja e dytë kualifikues për Kosovën.
Rezultati u takoi sllovenëve, por pjesa e dytë ishte plotësisht në anën e djemve tanë. Si do që të jetë ka mbetur edhe ndeshja e fundit kundër Uellsit të martën më 15 tetor prej orës 19.00 dhe mbetet të shihet se si do të përfundon edhe ndeshja tjetër ndërmjet Holandës dhe Uellsit për të parë si do të rrjedhin gjërat për kualifikim.