Kosova ka shënuar fitore në ndeshjen miqësore ndaj Gjibraltarit 1:0 në “Fadil Vokrri”. Golin e vetëm e shënoi Florent Hasani në minutën e 69-të.
Kosova hyri në këtë ndeshje me formacionin e dytë, ndërsa kontrolluan ndeshjen, duke pasur një mori rastesh, por pa konkretizime.
Pas kësaj ndeshje, Kosovën e pret ndeshja shumë e vlefshme ndaj Malit të Zi të hënën në stadiumin “Fadil Vokrri”.