Kosova ka siguruar dy medalje të bronzta në Kampionatin Evropian të Boksit të zhvilluar në Sofia të Bullgarisë. Taulant Jakupi dhe Donat Syla siguruan medaljet e bronzta
Në çerekfinale në luftë për medalje 86 kg.Taulant Jakupi boksoi kundër boksierit nga Armenia Aleksanyan Aghvan, korri fitore dhe siguroi medaljen e bronztë, me 20 prill bokson për tu kualifikuar në finale.
Poashtu medaljen e bronztë e siguroi në 92kg.Donat Syla i cili në çerekfinale mundi boksierin nga Moldavia, Cojocari Daniel dhe u kualifikua në gjysmëfinale.
Selektori Faton Xhakli shprehet i kënaqur me boksin që treguan boksierët tanë dhe sigurimin e dy medaljeve, që është sukses në mesin e 40 shteteve.
Në këtë Kampionat Evropian drejtësinë po ndanë dhe gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli, njofton Federata e Boksit e Kosovës. /2LONLINE/