Kosova do ta nis ciklin parakualifikues për Kampionatin Botëror të vitit 2023 ndaj Islandës.
Ndeshja do të zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytet, derisa tashmë selektori i Dardanëve, Christos Marmarinos e ka publikuar listën prej 12-të basketbollistëve.
Lista zyrtare janë përfshirë Berisha, Hajrizi, Azemi, Kastrati, Rugova, Morina, Tmusic, Zekiqi, Jones, Zenelaj, Bunjaku, Mekaj.
Ndërsa, basketbollistët që nuk i mbushën syrin selektorit të ri janë Veseli, Morina, Ismaili, Grosha dhe Karanezi.