Futbollistët kryesorë të ekipit A të Kosovës në futboll po e ndjekin miqësoren e Kosovës me Gjibraltarin nga tribunat e stadiumit “Fadil Vokrri”.
Ndeshja po vazhdon të zhvillohet në Prishtinë, teksa rezultati është endë i barabartë përkundër dominimit të Kosovës.
Në këtë ndeshje do të pushojnë yjet e skuadrës kosovare, gjersa Kosova po paraqitet me ekipin e dytë.
Megjithatë, futbollistët janë në tribuna për përkrahje morale.
Milot Rashica, Vedat Muriqi, Bersant Celina, Herolind Shala e Amir Rrahmani janë disa prej tyre që janë parë në tribuna.