DYLON

Një recetë që ju ndihmon t’i kuroni ethet në buzë

Një recetë që ju ndihmon t’i kuroni ethet në buzë
Avatar photo Elife Sherifi

E dimë, askush nuk i ka qejf ato flluskat e shëmtuara në gojë ose në buzë. Arsyet e shfaqjes së tyre në gojë janë ende të panjohura, por mjekët përmendin këta faktorë  stresi, ulja e ndjeshme e mbrojtjes së sistemit imunitar, ndryshimet e forta të temperaturës, regjimi ushqimor i varfër, etj.

Në një vazo të vogël ose filxhan kafeje bashkoni një lugë çaji sodë buke dhe dy lugë çaji vaj ulliri.

Përziejini mirë e mirë dhe me ndihmën e një topthi pambuku ose nape të pastër lyeni zonën ku keni afte.

EkoHigjiena

Lëreni të veprojë për 5-10 minuta dhe më pas lani gojën me ujë të vakët.

Soda e bukës ka në përmbajtjen e saj përbërës me veti antiinflamatore, antibakteriale dhe antiseptike të cilat parandalojnë zhvillimin e ndonjë infeksioni të mundshëm, rregullojnë nivelin e pH-shit dhe ndihmojnë lëkurën të rigjenerohet sa më pare.

Ndërsa vaji i ullirit nga ana tjetër, njohur si mrekullia mesdhetare, përmban acid oleik, antikosidantë të shumëllojshëm, acide yndyrore Omega 3 të cilat hidratojnë lëkurën dhe lehtësojnë shërimin e afteve.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.