Kosova më 14 nëntor do të përballet me Republikën e Çekisë në Plzen, kurse më 17 nëntor e sfidon Anglinë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Mësohet se lista me futbollistët e ftuar për këto dy ndeshje e përzgjedhësit Bernard Challandes do të shpallet të premten. Ndryshe, tubimi do të nis të hënën.
Kosova duhet të ngrihet të paktën në pozitën e dytë në tabelën e Grupit A për ta arritur kualifikimin në Kampionatin Evropian përmes fazës së grupeve.