Kompania krijuese publikon fanellat speciale të portierëve të Kosovës

Kompania krijuese publikon fanellat speciale të portierëve të Kosovës

Pas fanellave speciale për futbollistë, tashmë është koha për fanellat speciale edhe për portiere. Kompania “14 Fourteeen” ka krijuar model special të fanellave për ‘gardianët’ e “Dardanëve” për dy ndeshjet e radhës ndaj Republikës së Çekisë dhe Anglisë.

Ngjyrat e gjelbërt dhe ajo e verdhë do të jenë për ndeshjen ndaj Republikës së Çekisë.

Ndërkohë, fanella me ngjyrë portokalli do të jetë për ndeshjen ndaj Anglisë.

KOMENTE