Kosova ka pësuar disfatë me rezultat 5-3 ndaj Anglisë, por duke treguar një ndeshje të madhe. Kosova u bë skuadra e parë që i shënon anglezëve 3 gola si mysafir që nga Kroacia (2-3) në vitin 2012.
Valon Berisha (1’) realizoi golin e epërsisë për Kosovën, ndërsa anglezët në 45 minutat e para shpërthyen me pesë gola.
Raheem Sterling (8’), Harry Kane (19’), Mërgim Vojvoda (38’ autogol) dhe dy gola nga Jadon Sancho (44’ 45+1’) demoluan futbollistët e Kosovës në pjesën e parë.
Por Dardanët e Bernard Challandes nuk u dorëzuan për asnjë moment, duke ‘djersitur’ deri në momentet e fundit një kombëtare si Anglia.
Kosova ngushtoi rezultatin në 5-3 brenda pesë minutave, me Valon Berishën (49’) dhe Vedat Muriqin (55’) që u futën në listën e golashënuesve.
Anglia prin në tabelën e grupit A të kualifikim