Vizituam sot Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan ku u pritem nga kreu i saj, Naim Aliu.
Kosova përgjithësisht, Gjilani veçmas është model i bashkëjetesës ndërfetare, vlerë kjo që është përcjellur brez pas brezi. Kjo na bënë ta kemi në vëmendje dhe prioritet krijimin e kushteve të nevojshme për praktimin e riteve fetare normalisht dhe pa asnjë pengesë për shkak të infrastrukturës.
Në mandatin e ardhshëm katërvjeçar do ta bëjmë renovimin e Xhamive të cilat kanë nevojë si dhe përmirësimin e infrastrukturës në hapësirat e objekteve fetare. Bashkë me kryesinë e KBI-së do të analizojmë mundësitë për rregullimin apo edhe ndërtimin e dhomave të pritjes nëpër Xhami.
Falënderim dhe mirënjohës ndaj KBI-së për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe ruajtjen e unitetit në secilin segment të jetës në Gjilan.
Flakron Ismajli Dianna Huruglica
NG
Zyra për Informim e AAK-së, Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/