Përkundër eliminimit, Kosova do të vazhdojë stërvitjet në “Fadil Vokrri”.“Dardanët” do i rikthehen menjëherë fushës, për t’u stërvitur para ndeshjes kundër fuqisë botërore, Anglisë.
Te premten, me fillim nga ora 18:00, Kosova e zhvillon stërvitjen e radhës, ndërsa ndeshja do të zhvillohet të dielën nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Përkundër eliminimit, Kosova do ta ketë një mundësi tjetër përmes Ligës së Kombeve, ndeshje këto që zhvillohen në muajin mars të vitit të ardhshëm.