FIBA ka publikuar renditjen e re botërore menjëherë pas përfundimit të Kampionatit Botëror të basketbollit që u mbajt në Kinë.
Kosova ka përparuar për 21 vende në renditjen e FIBA-s dhe tashmë ndodhet në vendin e 69-të (duke përfshirë edhe gjeneratat e reja). Dardanët kanë grumbulluar 124 pikë.
Madje, Kosova është një nga vendet me ngritjen më të madhe në botë në bazë të renditjes së re. Kurse, sa i përket renditjes për Evropë, Kosova ndodhet në vendin e 37’të.
Sipas kësaj liste, SHBA mbetet në vendin e parë, duke u ndjekur nga Spanja, derisa Australia është ngritur në vendin e tretë për të përparuar tetë vende, kurse pasohet nga Argjentina dhe Franca.
Belize është ngritur për 50 vende, Kosova dhe Togo nga 21 vende, Tunizia 18 dhe Bregu i Fildishtë 16. Pra, Kosova kishte ngritjen më të madhe nga shtetet evropiane, duke u ndjekur nga Qipro +15, Republika e Çekisë +14, Polonia +12 dhe Luksemburgu +11.