Sot në Amsterdam është bërë tërheqja e shortit për Ligën e Kombeve për edicionin 2020/21.
Në tërheqjen e shortit morën pjesë edhe presidenti Agim Ademi, nënkryetari Bakir Burri, sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu, përzgjedhësi Bernard Challandes, trajneri Muharrem Sahiti dhe menaxheri Bajram Shala.
Kosova në këtë edicion do të luajë në Ligën C, pasi edicionin e kaluar fitoi grupin e saj në Ligën D, duke u ngjitur në një rang më të lartë në këtë kompeticion.
Shorti deshi që në këtë edicion Kosova të jetë pjesë e Grupit 3 së bashku me Greqinë, Slloveninë dhe Moldavinë.
Ndeshjet e Ligës së Kombeve në grupe do të zhvillohen në muajt shtator, tetor dhe nëntor të këtij viti.