Kosova e futsallit ka fituar ndaj Maqedonisë së Veriut me rezultat 7-5 për t’i siguruar tri pikët e para. Kjo është fitorja e parë dhe me tri pikë mbetën në garë për kualifikimin në Kupën e Botës.
Pjesa e parë kaloi me dominimi total të Kosoves, duke e fituar 4-2. Në fillimin e pjesës së dytë ra pak përqendrimi dhe kjo bëri që rezultati të shkojë në barazim 5-5. Por, në dy minutat e fundit, Kosova shenoi edhe dy here.
Ndeshja e fundit zhvillohet ndaj Sllovenisë të dielën.
Në ndeshjen e parë kosovarët humbën nga favoriti i grupit, Ukraina me rezultat 7-1.