DYLON

Nëntori festiv, “Skifterat” me super organizim për 20 vjetorin e themelimit

Nëntori festiv, “Skifterat” me super organizim për 20 vjetorin e themelimit
Avatar photo Elife Sherifi

Nëntori do të jetë muaji i festive në Gjilan dhe jo vetëm për shkak të festive zyrtare tradicionale. Këtë vit, tifo-grupi gjilanas, “Skifterat”, mbështetës të SC Gjilanit shënojnë 20 vjetorin e themelimit.

Festa e “Skifterave” do të jetë e vecantë, pasi pritet që ajo të shënohet për disa ditë me radhë.

EkoHigjiena

“Kuqebardhët” kanë organizuar aktivitetet të ndryshme dhe kanë paralajmëruar se ato do të nisin nga 19 deri më 23 nëntor.

Skifterat kanë përgatitur shumë befasi të cilat do të ndodhin gjatë këtyre ditëve së bashku me futbollistët e Gjilanit.

Një koicidencë e bukur për këtë përvjetor jubilar është fakti se SC Gjilani është i pari në tabelë, lider i Superligës.

Kujtojmë se vitin e kaluar, rivalët e përbetuar lokal, “Intelektualët” shënuan 20 vjetorin e themelimit me titullin kampion dhe një trofe i tillë për “Skifterat” do të ishte dhuarata më e mirë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.