Përfaqësuesja e Kosovës në kategorinë e femrave ka zhvilluar miqësoren e dytë brenda pak ditësh ndaj Bullgarisë.
Pas fitores në sfidën e parë 2:1, Kosova sot fitoi 4:1 ndaj Bullgarisë.
Për dallim nga takimi i parë, vashat e përzgjedhëses, Afërdita Fazliu sot shfaqën lojë edhe më të mirë dhe si rezultat i kësaj shënuan katër gola.
Për Kosovën këto dy miqësore vijnë në kuadër të përgatitjeve për kualifikimet e Evropianit 2021.